75 Mall Live Search
10:11 / E Premte, 05 Prill 2024 / G T

Përshëndetje e ftohtë e Salahut me Kloppin, ky ishte reagimi i egjiptianit pasi u zëvendësua mbrëmë

Skuadra e Liverpoolit shënoi një fitore të madhe në javën e 31-të në Premier League ndaj Sheffield United me rezultatin 3:1 duke u rikthyer kështu në pozitën e parë në tabelë.

Në minutën e 69’të, Jurgen Klopp bëri një zëvendësim duke e larguar nga loja sulmuesin e Kombëtares së Egjiptit, Mohamed Salah, shkruan Indeksonline

Salah nuk ishte i kënaqur aspak me këtë ndërrim, reagimi i tij ishte epik, sidomos përshëndetja e ftohtë e tij me trajnerin gjerman.

31-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 24 ndeshje në Premier League, ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 9 asiste./Indeksonline/