20:15 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Përshëndetja e komandant Remit nga Haga! Thaçi e publikon si foto të ditës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pak më parë në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë “Foton e ditës”.

Në këtë fotografi të realizuar nga fotoreporteri i Indeksonline në Hagë, është ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, derisa i njëjti ka përcjellur përshëndetje.

Vlen të kujtojmë faktin se sot që nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 17 nga Prokurorët e Specialës është intervistuar komandant Remi.

Pas përfundimit të intervistës, Mustafa nuk ka dashur të japë ndonjë informacion për gazetarët. /Indeksonline/