Përshëndetja sportive mes Rashicës e Zemajt

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në mes të Prishtinës dhe Ballkanit.
Prezent në stadium janë edhe ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, shkruan Indeksonline.
Dy nga emrat më të përmendur javëve të fundit në fushat e tyre respektive patën një përshëndetje në mes vete.
Ata duke mbajtur distancën dhe maskat u përshëndeten me grushte për të respektuar rregullat e vendosura. /IndeksOnline/