Përshëndetje e “ngrohtë” në mes Pacollit dhe Krasniqit! (Foto)
Tashmë kanë filluar të mblidhen deputetët dhe ministrat për zhvillimin e seancës së Kuvendit të Kosovës për Projektbuxhetin e vitit 2018.
Ndërkohë ajo çfarë bie në sy është një përshëndetje e ngrohtë në mes deputetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi si dhe zv/kryeministrit të Kosovës, njëherësh Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shkruan Indeksonline.
Siç shihet në fotografinë e Indeksonline, këta dy duket të kenë marrëdhënie mjaft të mira.
Duhet përkujtuar që seanca është paralajmëruar të fillojë në ora 15:00, por që në sallën e Kuvendit të Kosovës nuk janë parë asnjë prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përderisa të partive të tjera janë duke u mbledhur bashkë me ministrat e Qeverisë Haradinaj./Indeksonline/