Përshkallëzimi i protestave në Iran, një shtetas kanadez i vrarë
Një shtetas kanadez ka vdekur në Iran gjatë protestave kundër regjimit. Lajmi i njoftuar nga qeveria e vendit e cila dënoi autoritetet iraniane për shtypjen e protestave dhe dhunën e përdorur.
“Sapo mësova se një shtetas kanadez ka vdekur në Iran në duart e autoriteteve iraniane”, njoftoi Ministrja e Jashtme kanadeze Anita Anand në një reagim në platformën X, por pa dhënë detaje të mëtejshme rreth rrethanave, vendit apo datës së vdekjes së protestuesit.
Protestat paqësore nga populli iranian që kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet kundër shtypjes dhe shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga regjimi iranian kanë çuar në shpërfilljen flagrante të regjimit për jetën njerëzore”, shtoi me tej ajo.
Ministria Kanadeze e Punëve të Jashtme gjithashtu u ka bërë thirrje kanadezëve në Iran (numri i të cilëve vlerësohet të jetë rreth 3,000 ) të largohen menjëherë nga vendi që nga e marta.

