75 Mall Live Search
19:27 / E Hënë, 03 Mars 2025 / Gj. Sh

“Përshkallëzimi ndaj Zelenskyt ishte i inskenuar”/ Kancelari i ardhshëm gjerman: Evropa duhet të tregojë se…

Përplasja e Shtëpisë së Bardhë midis presidentit Trump dhe Zelensky ishte një “përshkallëzim i inskenuar”, tha Friedrich Merz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

“Nuk ishte një reagim spontan ndaj ndërhyrjeve të Zelenskit, por padyshim një përshkallëzim i prodhuar në këtë takim në Zyrën Ovale”, tha Merz në një konferencë shtypi në Hamburg.

Merz, i cili po kërkon të formojë një koalicion pasi partia e tij e Bashkimit Kristian Demokrat(SPD) fitoi zgjedhjet e parakohshme muajin e kaluar, tha se Evropa tani ishte nën presion për të vepruar shpejt.

“Tani duhet të tregojmë se jemi në gjendje të veprojmë në mënyrë të pavarur në Evropë”, tha ai.