75 Mall Live Search
23:07 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / B O

Përshkallëzohet greva në Gjermani, i bashkohen edhe 110 mijë qytetarë të tjerë

Gjermania është duke u përballur me një valë grevash në industrinë gjermane të metaleve dhe industrisë elektrike ku mijëra punëtorë u janë bashkuar tumave ditën e sotme.

Sindikata e punëtorëve të metaleve IG Metall, njoftoi ditë e sotme se numri i punëtorëve që marrin pjesë në aksionet e grevës tani është rreth 110 mijë të tjerë.

Protestat e punëtorëve në fabrika kanë filluar ditën e shtunë dhe janë rritur me hapa të ngadalta për shkak të festave në Gjermani. Rreth 43 mijë punëtorë të rinj janë riregjistruar ditën e sotme për t’u bashkuar grevës.