Përshkallëzohet protesta, turma çan kordonin dhe sulmon hyrjen e kryeministrisë
Përshkallëzohet protesta e opozitës para kryeministrisë, teksa pasi u hodhën disa lëndë djegëse dhe fishekzjarre, turma sulmoi hyrjen e kryeministrisë.
Protestuesit po godasin me sende të forta derën e kryeministrisë, për ta thyer atë dhe për t’u futur brenda.
Gjithashtu po përpiqen të heqin edhe skelat e vendosura në hyrje të godinës së kryeministrisë, nëj natë më parë.
Ndërkohë nga brenda godinës, forcat e policisë kundërvepruan, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.