75 Mall Live Search
20:31 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / B XH

Përshkallëzohet situata në Shqipëri, hidhet molotov në derën e kryeministrisë

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet.

Protestuesit kanë hedhur molotov në derën e kryeministrisë gjatë fjalës së liderit demokrat Sali Berisha.

Pas kësaj janë shtuar forcat policore në protestë. Forcat Shqiponja dhe FNSH i bashkohen forcave të rendit.

Përshkallëzohet situata, hidhet molotov në derën e Protestuesit kanë tërhequr gardhin që policët kishin vendosur para turmës së protestuesve, para kryeministrisë Shoqërohet nga policia një protestues që hodhi molotov drejt kryeministrisë.

Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe sipas pjesëmarrësve nuk dihet se sa do të zgjasë./A2 CNN