10:27 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përshkrimi i vdekjes së Al Bagdadit: Vdiq si frikacak me britma e ulërima në një tunel pa rrugëdalje

Për vite me radhë, Abu Bakr al Bagdadi, qëndroi në krye të një organizate brutale terroriste ndërkombëtare që vrau mijëra njerëz të pafajshëm.

Në fund, ai vdiq si shumë prej viktimave të tij, i frikësuar.

Lideri i ISIS-it u vra gjatë një sulmi nga forcat special amerikane në Siri, me britma dhe ulërima të shumta në një tunel pa rrugëdalje, ku edhe u dogj nga një jelek eksplozivi, transmeton Indeksonline.

Në përshkrimin e vdekjes së tij u tha se “ai ishte një njeri i sëmurë dhe i varfër dhe tashti është zhdukur. Vdiq si një qen, vdiq si frikacak”.

Vdekja e Bagdadit që vjen shtatë muaj pas rënies së kalifatit ISIS, ka të ngjarë të ketë një goditje të konsiderueshme për grupin terrorist./Indesonline/