Përshkruaj ndjenjat për Prishtinën, fito shpërblime!

Qytetarët me masat e ndërmarra nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë po vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi duke dalur vetëm në rastet e domosdoshme në oraret e caktuara në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit.
Komuna e Prishtinës ka nisur iniciativa të ndryshme që qytetarët të kalojnë në mënyrë sa më të lehtë dhe argëtuese këto ditë të izolimit, e në bazë të cilave përfshihen edhe shpërblime.
Në mesin e iniciativa ka filluar edhe ajo e “Shkruaj Prishtinës” e cila është e organizuar poashtu në kuadër të komunës.
Në bazë të saj qytetarëve iu kërkohet që të dërgojnë një shkrim duke përshkruar ndjenjat për Prishtinën, ndërsa fituesi shpërblehet me libra./Indeksonline/
