Përshtati lokalin e marrë me qira për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

Një 39 vjeçar është arrestuar nga Policia.
Bëhet fjalë për Valentin Ndoci. Ndoci është arrestuar për shkak se lokalin të cilin e kishte marrë me qira e kishte kthyer në “fole” të lojërave të fatit.
Lidhur me këtë rast edhe nga Policia e Shqipërisë kanë dhënë më shumë informata. “Kishte përshtatur lokalin që kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 39 vjeç, banues në fshatin Balldre”, informoi policia./Indeksonline/