Persona të armatosur, sulmojnë tre zyrtarë në Skenderaj

Tre persona zyrtarë janë sulmuar fizikisht nga shtatë persona të dyshuar, disa nga të cilët ishin dhe të armatosur me revole. Viktimave u është ofruar tretman mjeksor. Ndërsa të dyshuarit janë në kërkim policor.
“Tri viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga 7 të dyshuar meshkuj kosovarë. Sipas viktimave, pesë nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti ne procedure hetimore, te dyshuarit ne kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/