Persona të lënduar në aksidentin e ndodhur, në Prishtinë
Disa persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, kur një kamion i kompanisë “Pastrimi” ka goditur disa vetura në rrugë, raporton Indeksonline.
Ndonëse policia ende nuk është deklaruar për aksidentin, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Indeksonline se janë disa persona të lënduar, mirëpo fatmirësisht asnjë i vdekur.
Informacionet e para tregojnë se dështimi i frenave të kamionit ka qenë shkaku që ka dërguar deri të aksidenti./Indeksonline/