75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / AR

Persona të maskuar futen në një auto servis në Çagllavicë, vjedhin BMW-në

Dje në orët e para të mëngjesit në Çagllavisë dy persona të panjohur dhe të maskuar janë futur në një auto servis.

Ata kanë sulmuar një person që po ruante, dhe i kanë grabitur çelësat e veturës BMW, ku më pas janë larguar.

Policia ka hapur rast “Grabitje” teksa hetimet janë duke vazhduar.

“Çagllavicë 15.12.2021 – 05:11. Dëshmitari mashkull pronar i një auto servisi, ka raportuar se derisa viktima mashkull kosovar ka qenë në punë- sigurim në auto servis, dy persona të panjohur të maskuar, duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur çelësat e veturës të tipit BMW dhe janë larguar nga objekti. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njësiti përkatës policor ka gjetur veturën e braktisur nga të dyshuarit të cilët gjendet në arrati”./Indeksonline/