75 Mall Live Search
10:39 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Persona të maskuar hyjnë në një shtëpi në Obiliq, kërkuan të holla

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për grabitje.

Një person ka raportuar se disa persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e tij, dhe e kanë kërcënuar duke i kërkuar të holla.

Obiliq 19.11.2020 18:33. Ankuesi m/k raporton se disa persona të dyshuar të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe nën kërcënimin e thikës, e kanë kërcënuar dhe kanë kërkuar të holla nga ajo. Të dyshuarit kanë tentuar t’ia marrin një zinxhir por nuk kishin arritur, mirëpo kishin arritur t’ia marrin një unazë. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori.”, njofton Policia e Kosovës.