22:12 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Persona të pandërgjegjshëm helmojnë lumin Llap, ngordhin peshqit

Sot në lumin Llap ka ndodhë një helmim, ku edhe kanë ngordhur peshqit.

Pas gjurmimit 2 orësh në një distancë 3-4km, është ardhë në përfundim se kjo ka ndodhë nga individ të pandërgjegjshëm, nga gjeneratori apo nga pesticidet e ndryshme.

Kështu bën të ditur kryetari i SHPSR Sitnica, Ramadan Reshani, i cili bën thirrje që të ruhen ujërat, sepse Kosova është mjaft e varfër sa i përket tyre.

“Sot ne mes te Prelluzhes dhe Stanoc i Ulet pas nje telefonate nga roja e peshkimit Bekim Islami dhe dy peshkatar tjere se ne lumin Llap ka ndodh nje helmim pas gjurmimit 2 oresh ne nje distance 3-4km, sipas nesh kemi ardh ne perfundim se kjo ka ndodh nga individ te pandergjegjshem ose nga gjeneratori apo nga pesticidet te ndryshme sepse helmimi apo ngordhja ka ndodh vete ne kete distance 3-4km. Kosova eshte mjafte e varfere me ujera andaj ju lutem ta ruajme ate qe ka mbetur, me repsekt Kryetari Ramadan Rashani”, thuhet në njoftimin e tij./Indeksonline/

Image may contain: water and outdoor
Image may contain: plant, outdoor, nature and water
Image may contain: plant, outdoor and nature
Image may contain: plant, outdoor and nature
Image may contain: plant, outdoor and nature
Image may contain: plant, nature and outdoor
Image may contain: plant