Persona të panjohur vjedhin një furgon në Fushë-Kosovë

Një rast vjedhjeje është raportuar në lagjen Bresje të komunës së Fushë Kosovës. Sipas raportit të Policisë, persona të panjohur kanë vjedhur një furgon me targa vendore në periudhën kohore nga ora 08:20 deri në 13:00 të së martës.
Ankuesi, një mashkull kosovar, ka njoftuar autoritetet për humbjen e automjetit, ndërsa rasti tashmë është nën hetim nga Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Nuk dihen ende detaje të tjera lidhur me identitetin e autorëve apo rrethanat e sakta të ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e automjetit të vjedhur./IndeksOnline/