20:31 / E Premte, 13 Janar 2023 / MSH

Personalitetet e UÇK-së mblidhen në shtëpinë e deputetit Ardian Kastrati

Deputeti Ardian Kastrati kambledhur në shtëpinë e tij personalitete të shumta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke deklaruar se UÇK i bashkon, Kastrati thotë se në këtë bashkim Kosova u çlirua dhe fitoi pavarësinë.

Ky është postimi i plotë i Kastratit:

Sonte në shtëpinë time mirëprita disa nga personalitetet kryesore të UÇK-së të cilëve historia ju dha një rol sakrifikues në luftën tonë çlirimtare.

UÇK NA BASHKON!

Mbi këtë bashkim Kosova i korri dy sukseset më të shënuara në histori: ÇLIRIMIN nga Serbia de PAVARËSINË.

Mbi këtë bashkim të gjitha gjeneratat e reja në politikë e kanë më të lehtë për të krijuar platforma politike të cilat do prodhojnë perspektiva zhvillimore për ekonominë dhe mirëqenien sociale të këtij vendi.

UÇK NA BASHKON!