21:58 / E Diele, 28 Qershor 2020 / indeksADMonline

Personat e fundit të infektuar me COVID-19 janë nga këto komuna

87 raste të reja janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus.

IKSHPK ka njoftuar se janë testuar gjithsej 202 mostra të marra nga Klinika Infektive  dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve edhe rezultuan 87 të infektuar.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 2 mijë e 677 raste.

Personat e infektuar së fundi rezulton të jenë nga këto komuna: Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë./Indeksonline/