Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë së paku një pagë minimale
Kryeministri Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e HENDIKOS-it.
Përfaqësuesit e HENDIKOS-it kërkuarn nga kryeministri që të ushtrojë ndikimin e tij në bazë të kompetencave kushtetuese e ligjore që të zbatohet Ligji për Paraplegjikët dhe Tetraplegjikët, i cili mundëson një pagë minimale për personat ndihmës, të kësaj kategorie të personave me nevoja të veçanta, që kushtet e tyre jetësore të përafrohen me ato në rajonin tonë.
“Shteti duhet t’i garantojë ata që në tregun ekonomik nuk hyjnë në kushte të barabarta, për shkak të nevojave të veçanta”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica ka thënë se dy janë çështjet që duhet proceduar: Ligji për shumën e pagesës së personave ndihmës si dhe funksionalizimi i Komisionit mjekësor dhe këto dy aspekte do të adresohen gjatë javës që vjen për zgjidhje./AktivPress