75 Mall Live Search
17:04 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / A. M.

Personat që sulmuan policët në Fushë Kosovë, dërgohen në burgun e Mitrovicës Veriore!

Organet e drejtësisë i kanë caktuar masën e paraburgimit  1 muaj për personat që sulmuan policët në Fushë Kosovë (G.K., A.K., F.K., B.K., dhe Sh.K).

Ata dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.9 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, Indeksonline mëson se të njëjtit janë dërguar për mbajtje në Burgun e Mitrovicës Veriore.