75 Mall Live Search
09:29 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / C E

Personazhi i njohur i YouTube ofron 50 milionë dollar për të dueluar ndaj McGregor

Jake Pauli, një personazh i njohur i YouTube, i ka ofruar 50 milionë dollarë Conor McGregorit për të dueluar midis tyre në një sfidë boksi.

Një shumë e majme kjo për irlandezin për t’u rikthyer në ring, ndërkohë që ai do të duelojë, më 23 janar në kafaz në eventin UFC-257 ndaj Dustin Poirierit.

23-vjecari Paul, ka zhvilluar 2 duele në ring dhe i ka fituar të dyja me KO, duke vërtetuar se është një boksier i mirë.

Gjithsesi, për momentin, McGregori nuk ka shfaqur asnjë interes për t’u përballur me një personazh mediatik si Jake Pauli.

Ndërkohë që, vëllai i Jaket, Logan Paul, edhe ai një personazh i famshëm në YouTube, do të duelojë në shkurt të vitit tjetër ndaj Floyd Mayweatherit në një duel “show”.

I kemi dërguar Conorit një ofertë prej 50 milionë dollarësh për t’u përballur së bashku në ring. 50 milionë dollarë “cash”, shuma më e madhe që i është ofruar ndonjëherë, por me sa duket ai është i frikësuar nga unë”, tha Jake Pauli.