75 Mall Live Search
11:34 / E Martë, 30 Shtator 2025 / L A

Personazhi më i urryer nga “Game of Thrones” është rikthyer në një serial të famshëm në Netflix

Sa herë e kemi pyetur veten se çfarë i ndodhi personazhit më të urryer në Game of Thrones ? Joffrey Lannister, mbreti i ri që të gjithëve na pëlqente ta urrenim, “u largua” në një nga vdekjet më të kënaqshme në televizion, por bashkë me të “u zhduk” edhe aktori që e luajti.

Jack Gleeson më pas i tha “lamtumirë” aktrimit, i lodhur nga presioni dhe urrejtja që sillte roli i tij. Ai la pas sheshxhirimet dhe kamerat, studioi Teologji dhe Filozofi, madje kaloi nëpër botën e pastiçerisë, dhe dukej gati të ndiqte një jetë krejtësisht të ndryshme. Derisa Netflix vendosi t’i jepte përsëri hapësirën që meriton.

Dhjetë vjet pas largimit të tij, Gleeson kthehet në qendër të vëmendjes më i pjekur dhe i vendosur. Pasi eksperimentoi fillimisht me teatrin, ai u bashkua me sezonin e dytë të Sandman dhe tani na prezanton me një personazh të ri i cili, ndonëse nuk është Joffrey, mbart të njëjtin sharm të errët.

Në The House of Guinness, serialin e ri të Netflix nga krijuesi i Peaky Blinders, Gleeson luan rolin e Byron Hedges një mashtrues irlandez dhe anëtar i familjes legjendare Guinness. Një djalë i pamëshirshëm që përpiqet të krijojë një urë lidhëse midis botës së biznesit dhe asaj që ndodh prapa skenave. Shkurt, një personazh që ka të gjitha cilësitë e një personazhi të preferuar nga fansat.

Me serialin që tashmë ka fituar miliona shikues në të gjithë botën, pati shumë që shtypën pauzën kur Byron Hedges u shfaq për herë të parë në ekran dhe pyetën veten “me kë më kujton ai?” Ish-Joffrey Lannister, pra, është transformuar në një “irlandez” që promovon Guinness deri në skajet e botës.

Kthimi i Jack Gleeson nuk është thjesht një rikthim. Është një kujtesë se talenti nuk vdes, ai thjesht piqet. Dhe ndoshta tani, i lirë nga barra e Joffrey-t, ai është gati të shkruajë një kapitull të ri emocionues në karrierën e tij.