Personeli mjekësorë në Strugë preket nga fruthi
Një pjesë e personelit mjekësorë nga spitali i qytetit të Strugës, gjegjësisht 5 persona janë prekur nga fruthi, katër të tjerë vetëm dyshohen.
Fruthi preku edhe një infermiere dhe një mjek emergjence. Sipas informacionit nga spitali, të gjithë janë dërguar për trajtim, ndërsa spitali ka ndërmarr të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në mesin e personelit mjekësor.
Në të gjitha departamentet në spital ka hyrë në fuqi ndalesa për vizituesit dhe janë marrë masa për dezinfektimin e të gjitha ambienteve. /Indeksonline/