Personi i fundit që e takoi Jotan ishte mjeku Miguel Goncalves: Vendosi të kthehej në Liverpool, nuk kishte më dhimbje

Mjeku që po kujdesej për shëndetin e Diogo Jotas pas një operacioni në mushkri, Miguel Goncalves tregon takimin e fundit që kishte me lojtarin gjatë një interviste për faqen portugeze “Record”.
Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva ndërroi jetë dje pas një aksidenti të tmershëm me makinë në rrugët e Spanjës, shkruan Indeksonline
Sulmuesi i Liverpoolit kishte probleme me mushkri dhe ishte bërë operacion. Mjeku tregon, se ishte pikërisht personi i fundit që e takoi lojtarin portugez.
“I thashë lamtumirë atij dhe vëllait të tij Andreas në darkë rreth orës 20:30. Ai nuk kishte më dhimbje dhe donte të rikthehej në Liverpool. Vëllai i tij vendosi të shkonte me të, ta shoqëronte në udhëtim dhe kështu të kalonin më shumë kohë së bashku.
“Ai më tha se udhëtimi do të zgjaste rreth tetë orë, por se do të ndalonin pranë Burgosit për të pushuar në një hotel. Diogo ishte shumë i vetëdijshëm për profesionalizmin e tij.
“Familja e tij fluturoi më vonë, ai organizoi gjithçka gjatë javës dhe kishin planifikuar një takim me mjekun në Liverpool për të hënën e ardhshme”, u shpreh mjeku Goncalves
Në rrjetet sociale filluan disa spekulime se Diogo Jota kishte konsumuar alkool para udhëtimit, këto gjëra i mohoi mjeku.
“Kam lexuar këto gjëra, janë për t’u ardhur keq. Diogo dhe Andre nuk po festonin, ata nuk ishin as në humor të mirë. Ai ishte i sigurt për rikuperimin e tij dhe entuziast për sezonin e ardhshëm. Më tha se nuk do të merrte pjesë në turneun parasezonal në Japoni, vetëm për t’u forcuar më shumë”, vazhdoi tutje mjeku spanjoll
Diogo Jota dhe vëllai i tij Andrea ndërruan jetë pas aksidentit me makinë, duke shokuar gjithë botën e sportit. Liverpooli vendosi ta pensiononte numrin 20-të për hirë të sulmuesit portugez./Indeksonline/