75 Mall Live Search
10:34 / E Premte, 10 Tetor 2025 / SH

Personi i parë që Naimi kontaktoi pasi u vra Liridona, ja SMS-ja që i shkroi

Seanca vazhdon me dëshminë e personit të parë që Naim Murseli kontaktoi menjëherë pas vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Valon Lluka iu përgjigj pyetjeve të prokurores, duke zbardhur momentet e para pas ngjarjes tragjike.

Prokuroria: “A jeni i vetëdijshëm që ju jeni personi i parë që Naim Murseli ka kontaktuar pas vrasjes së bashkëshortes së vet?” Dëshmitari: “Po.”

Prokuroria: “A mund të kujtoheni, kur ju ka thirrë Naimi, a ju ka thënë prej nga po thërret”:

Dëshmitari: “Nuk më ka thënë prej nga më thërret, nuk më kujtohet”.

Prokuroria: “A ju ka thënë në bisedën e parë që bashkëshortja Liridona i është vrarë?”

Dëshmitari: “Po, e ka cekur që na kanë gjuajtur dhe na kanë vrarë në këtë formë”.

Prokuroria: “Kur ju ka thënë këtë, a e keni ditur nga telefoni kujt po ju thërret”?

Dëshmitari: “Jo, nuk ka qenë telefoni i tij. Më ka thirrur me një numër i cili në fund përfundon me numrin 417. Nuk ju kam lajmëruar, nuk e kam njohur numrin saktësisht, ora ka qenë 8:32 minuta. Urgjent çele, urgjente Naimu”. “Çele, çele,çqele”, tregon dëshmitari para trupit gjykues.

Dëshmitari: “Ja kam kthyer, më falni, cili Naim, se jam me mysafirë”. Dëshmitari: “Murseli, o Valon, na kanë vrarë…” Ka qenë shkrim i paqartë./Indeksonline/