Personi i zhdukur në Gorozhup gjendet i gjallë – Operacioni përfundon me sukses

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka bërë të ditur se operacioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Gorozhup të Komunës së Prizrenit është përmbyllur me sukses.
Personi i raportuar si i zhdukur, me inicialet N.T., është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
”Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se operacioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Gorozhup, Komuna e Prizrenit, ka përfunduar me sukses. Personi i raportuar si i zhdukur, me inicialet N.T, është gjetur i gjallë dhe në gjendje stabile shëndetësore” thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit Operacioni është zhvilluar me angazhim të madh dhe në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve të ndryshme.
Përveç SHKKSH-së, në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe ekipet e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Policia e Kosovës, të cilat kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në lokalizimin dhe shpëtimin e personit të zhdukur./Indeksonline/