13:31 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Personi me nevoja të veçanta ka një kërkesë për KQZ

Rinor Gashi, kordinator në Hendikos ka reaguar në mënyrë të çuditshme lidhur me numrin e votave të personave me nevoja të veçanta.

Ai ka ftuar KQZ-në që të mos hap kutitë e votimit të personave me nevoja të veçanta, shkruan Indeksonline.

Gashi këtë e thotë duke i thumbuar kandidatët që fillimisht ata të zotohen se çfarë do të bëjnë për këtë kategori, duke thënë se “qysh vjen puna, me i mbajtë na ne ethe kandidatët”.

“Ftoj KQZ-ne qe te mos i hap kutite e votimit te personave me nevoja te vecanta, deri sa kandidatet te zotohen cfare do te bejne ata per keta persona. Phaaa…qysh i vjen puna, me i majt na ne ethe kandidatet. Po me doket po i ni tu than do kandidate “qysh more nuk shkojshem me u interesu pak per ata njerz se votat e tyne dojne me na djege/shpetu” ka thënë Gashi.

Rinor është kordinator i Hendikos-it si dhe një ndër personat me aktiv në këtë organizatë./Indeksonline/