Personi me probleme mendore sulmon gruan e tij
Një person me probleme mendore ka sulmuar bashkëshorten e tij, e cila më pas edhe e ka lajmëruar rastin në polici.
Ndonëse asaj i është ofruar tretman mjekësor dhe strehim, ajo të njëjtat i ka refuzuar. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë ditën e djeshme.
Ndryshe, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/