75 Mall Live Search
10:50 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Personi me probleme psikike tenton të vetëvritet, Policia e vë nën kontroll

Një person me probleme psikike ka tentuar të kërcej nga dritarja e katit të tretë të një objekti banesor në Mitrovicë.

Njësitë policore kanë arritur që viktimën ta vejnë nën kontroll.

Gjithashtu, në vend të ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor.

Sipas familjarëve, viktima është duke u trajtuar dhe ka probleme psikike.

I njëjti është dërguar për trajtim në QKUK./Indeksonline/