09:29 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / A. M.

Personi me të meta mendore terrorizon Ferizajn, pamje kur tenton t’i godas me mjete të forta qytetarët

Qytetarët e Ferizajt janë në hall nga një person me të meta mendore. Bëhet fjalë për të riun, Alban Sylejmani, i cili po i terrorizon banorët e këtij qytetit.

“Nxjerrja e organit gjenital në rrugë (mastrubimi)”, “Sulmi fizik ndaj personave të ndryshëm”, “Sharje e ofendime”… janë disa prej veprimeve të pakontrolluara që i bën ai çdo ditë.

“Indeksonline” ka ‘kapur’ një moment kur Sylejmani tentoi t’i godasë me mjete të forta disa persona.

Lidhur me çështjen e tij, një grup i ferizajasve kanë bërë një peticion që i njëjti të sistemohet në institucionet përkatëse.

Iniciuesi i këtij peticioni, Agon Zhinipotoku ka konfirmuar se iniciativa është nisur nga bizneset në qendër, pasi, sipas tij, Sylejmani është person i rrezikshëm për perimetrin që e frekuenton çdo ditë.

Sipas tij, tani çështja ka ngecë në polici, prokurori dhe se po pritet që institucionet të veprojnë rreth rastit.

“Kemi bërë një peticion qindra nënshkrime në të cilin kemi kërkuar që personi në fjalë të dërgohet ne qendrën rehabilituese në Shtime. Të njëjtën e kemi dorëzuar në Polici. Është nënshkruar nga bizneset e qytetit”, u shpreh Zhinipotoku. /Indeksonline/