10:09 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Personi me veturë zyrtare në mes të autostradës i përqendruar në telefon mobil

Të shpeshta janë rastet kur në vendin tonë keqpërdoren veturat zyrtare.

Jo rrallë herë ato i shohin të parkuara vend e pa vend, gjatë vikendeve, por edhe duke bartur gjëra ushqimore për nevoja personale, shkruan Indeksonline.

Por, veç kësaj personat që vozitin të njëjtat vetura thyejnë edhe rregullat e komunikacionit, duke rrezikuar madje edhe jetën e qytetarëve.

Në këtë video, mund të shihni se si personi që është duke vozitur një veturë me targa zyrtare po përdor e madje është i fokusuar në telefon mobil deri është në mes të autostradës.

Një gjë rreptësishtë e ndaluar, e në këtë rast do të duhej të kryente punë gjoba.

Kujtojmë se ditë më parë kryeministrit i vendit Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, i cili kishte keqpërdorur veturën zyrtare në një ditë vikendi, madje i njejti kishte vendosur këmbët lartë duke u çlodhur. /Indeksonline/