75 Mall Live Search
10:58 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Personi që hyri me veturë në lokal, arrestohet në Gjilan

Mbrëmë në Gjilan M.K. kishte vendosur të bënte një veprim jo të zakonshëm, shkruan IndeksOnline.

Pas një mosmarrëveshjeje me personelin e sigurimit në një kafene në Gjilan ai kishte tentuar të hynte me veturë brenda lokalit.

Në bazë të informatave nga policia, thuhet se ndonëse lokali ishte i mbushur me njerëz nuk ka asnjë të lënduar.

Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Gjilan , 26.12.2019 , ora 22:20

I dyshimti M.K.SH. pas nje mosmarrëveshje qe kishte me personelin e sigurimit në një kafiteri këtu në Gjilan ka marr veturën e tij dhe me veturë ka godite pjesën e jashtme te lokalit , me ç’ rast ka dëmtuar murin e jashtëm të objektit. Sipas pronarit të kafiterisë M.K.SH. lokali ka qene i mbushur me mysafirë, mirëpo nuk ka persona te lënduar. I dyshuari  besohet të ketë qenë nën ndikim të alkoolit ( 0.89 ‰). I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim   të prokurorit i dyshuari ndalet në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti procedohet në PTH”, ka thënë ai./IndeksOnline/