Personi që kreu vrasjen në Prishtinë, babai i një sportisti kosovar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot gjatë mesditës në kryeqytetin tonë.
Hasan Krasniqi, 61 vjeç ka qëlluar për vdekje gruan dhe nusen e djalit të tij, dhe më pastaj edhe veten.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se dorasi ishte babai i hendbollistit të Kosovës, Kreshnik Krasniqi.

Me rastin në fjalë po vazhdojnë të merren organet e hetuesisë.
Indeksonline pak më parë raportoi se dy viktimat ishin të moshës 60 dhe 28 vjeç. /Indeksonline/