Personi që mbeti i vdekur nga aksidenti në Veternik, jepen detaje për varrimin

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rrugës për Veternik, ku një këmbësor ka mbetur i vdekur nga automjeti në lëvizje.
“…rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje”.
Ai mësohet të jetë Shaip Thaçi nga fshati Carrallukë, dhe varrimi i tij pritet të bëhet nesër në ora 15:00, sipas njoftimit të familjarëve.