13:43 / E Martë, 16 Janar 2024 / AR

Personi që përdor një strategji të veçantë lotarie për të fituar 50 mijë dollarë

Një burrë nga Maryland i ShBA-së fitoi çmimin 50 mijë dollarë nga një short i lotarisë Bonus Match 5 duke përdorur strategjinë e tij të veçantë për zgjedhjen e numrave.

Burri i Riverdale, i identifikuar vetëm me pseudonimin Fego, u tha zyrtarëve të lotarisë se ai ka zhvilluar sistemin e tij për zgjedhjen e numrave që luan në çdo short lotarie.

“Unë luaj ato që shfaqen shumë, numrat që shfaqen shpesh”, tha Fego.

Një grup i tillë numrash, 5-11-18-26-29 i dha Fegos çmimin prej 50 mijë dollarësh në shortin e 9 janarit.

Ai shtoi se ka luajtur lojëra lotarie që nga viti 1980, por ky ishte çmimi i tij i parë me pesë shifra.