75 Mall Live Search
12:52 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / MSH

Personi që ra nga lartësia në hotelin “Grand” ishte duke pastruar xhamat

Një person, dyshohet se ka rënë nga lartësia e hotelit “Grand” në Prishtinë, pak më parë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se viktima, afro 25 vjeç, ka qenë duke pastruar xhamat e një zyreje, kur ra në platonë pas hotelit.

Në vendngjarje ndodhen edhe njësitet e zjarrfikësve dhe autoambulanca.

Viktima raportohet të ketë rënë nga kati i 13-të i ndërtesës dhe për pasojë të plagëve të marra dyshohet se ka ndërruar jetë.