Personi që u shpall i zhdukur nga policia në Ferizaj gjendet i vdekur, arrestohet një person si i dyshuar për vrasjen e tij

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale ”Vrasje e rëndë”
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Leutrim Fejza.
Po ashtu Indeksonline mëson se personi që u zhduk me 29 janar e u gjet sot i vdekur është Bekim Vari.
Bekim Vari, u raportua si zhdukur nga familjarët e tij më 29 janar. Ai është gjetur sot i vdekur në në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt.
Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
“Pas hetimeve të ndërmarra nga ana e hetuesve rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është arritur të identifikohet dhe ndalohet i dyshuari L.F., lidhur me rastin kur fillimisht një person me inicialet B.V., është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij dhe sot më datën 05 Shkurt 2025, është gjetur trupi i pajetë i të ndjerit B.V., në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML)./Indeksonline/