75 Mall Live Search
13:51 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Personi që vodhi naftë në Kuvendin e Kosovës, reagon kompania përgjegjëse!

Para disa ditës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person me incialet I.F. pasi i njëjti është zënë duke vjedhur naftë nga gjeneratori që gjendet në Kuvendin e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Kompania Schafberger  e cila është në Konzorcium me kompaninë UNI Project, ka reaguar rreth këtij rasti.

“Sqarojmë  se punëtori i cili është kapur duke vjedhur  nafte në  gjeneratorin e Kuvendin të Kosovës nuk është punëtor i Kompanisë Schafberger ,siç ka sqaruar Kuvendi I Kosovës por është punëtor I Kompanisë UNI PROJECT  e cila është përgjegjëse për mirëmbajtje teknike ne Kuvendin e Kosovës. Punëtorit i është ndërprerë menjëherë kontrata dhe  tani është duke u marr Policia e Kosovës me këtë rast. Me respekt, SCHAFBERGER”, thuhet në reagim. /Indeksonline/