75 Mall Live Search
22:42 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / AR

Personi që vrau babanë e Nicki Minaj dënohet me një vit burg

Personi që vrau babain e Nicki Minaj, është dënuar me një vit burg. Këtë e bëri të ditur faqja e TMZ.

Robert Maraj vdiq në shkurt të vitit 2021, pasi u përplas nga një makinë.

Përveç dënimit me burg, i është pezulluar patenta për gjashtë muaj si dhe ai duhet të paguajë një gjobë prej 5000 dollarësh.

Minaj ende nuk e ka komentuar këtë vendim.

Artistja më parë e përshkroi vdekjen e babait të saj si “humbjen tronditëse” të jetës./Indeksonline/