Personi që vrau dhe hëngri mushkëritë e zemrën e ish- të dashurës, dënohet me burgim të përjetshëm

Një burrë nga Indiana Jugore, vrau ish- të dashurën e tij 46-vjeçare dhe pastaj hëngri pjesët e trupit të saj, si mushkëritë dhe zemrën.

36-vjeçari, Joseph Oberhansley u dënua me burgim të përjetshëm, pa lirim me kusht, gjatë një senance gjyqësore të martën.
Ai u shpall fajtor për vrasje dhe vjedhje, shkruan “Daily Mail”, transmeton IndeksOnline.

Oberhansley theu derën e shtëpisë së ish- të dashurës më 11 shtator 2014, dhe më pas e mbyti atë me thikë.
Pas kësaj, ai hëngri pjesë të trupit të saj, duke përfshirë zemrën dhe mushkëritë , kanë treguar policët.

36-vjeçari thotë se nuk ndihet fajtorë dhe sa i përket dënimit që i është dhënë planifikon ta apelojë dënimin. /IndeksOnline/

