Personin që e shpëtuan pasagjerët të mos depërtohej në Somali, është një kriminel
Personi i cili dje “u shpëtua” nga pasagjerët në Londër për të mos u dëbuar në Somali, është një kriminel i huaj i dënuar për vepra të rënda, ka zbuluar MailOnline.
Videoja dramatike e cila qarkulloi dje nëpër media dhe rrjete sociale tregon që udhëtarët nuk lejuan të nisej aeroplani nga Londra për në Turqi pa zbritur personi i cili pretendohej se po dëbohej në Somali dhe po ndahej nga familja e tij.
Njeriu ishte sjellë në fluturimin e Turkish Airlines në aeroportin Heathroë pak para se të ishte nisur për në Stamboll të martën pasdite, i shoqëruar nga katër zyrtarë.
Pamjet tregojnë se ai bërtet me aq fuqi sa ka duke thënë se është duke u ndarë nga familja e tij dhe duke u dërguar në Somali.
Pasagjerët kishin ndjerë dhimbje për të njëjtin dhe kishin bërë që ai të zbres nga aeroplani.
Por një burim i MailOnline thotë se burri po depërtohej nga Britania e Madhe sepse ai është një “shkelës” i ligjit i cili është dënuar për vepra të rënda./Indeksonline/