23:28 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përtej rezultatit, shijoni këto imazhe [Foto]

Lionel Messi e ka fituar betejën e fundit të këtij viti kundër rivalit të tij, Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi kontribuoi në fitoren e Barcelonës së tij kundër Real Madridit të Cristiano Ronaldos, me një gol të shënuar nga penalltia.

Kjo fitore e largon Barcelonën 14 pikë nga Real Madridi në renditje.

Messi në këtë ndeshje, mposhti Ronaldon edhe në aspektin individual, duke e përfunduar vitin me 54 gola, një më shumë se portugezi.

Por, gjitha këto lihen anash kur shikon respektin që kanë mes tyre dy futbollistët më të mirë që ka parë bota e futbollit.