75 Mall Live Search
19:08 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / AR

“Peruana” vjen si uragan, ritmi që do të dëgjohet kudo këtë verë!

Muzika shqiptare u pasurua me një super bashkëpunim veror.

DJ PM dhe DJ DAGZ, dyshja e njohur e muzikës elektronike, kanë bashkuar forcat me divën ndërkombëtare të pop-it, Era Istrefi, për të sjellë projektin më të ri “Peruana”, shkruan Indeksonline.

Kënga është publikuar sot në të gjitha platformat muzikore dhe shoqërohet me një videoklip dinamik që shpërthen me ngjyra, ritme latine dhe energji verore.

“Peruana” premton të jetë një nga hitet e kësaj vere, duke kombinuar beat-et moderne të DJ PM & DJ DAGZ me zërin unik dhe stilin e Era Istrefit./Indeksonline/