Peruja i klasifikon zyrtarisht transgjinorët si “të sëmurë mendorë”

Qeveria e Perusë, zyrtarisht i ka kategorizuar personat trans dhe interseks si “të sëmurë mendorë”.
Ministria e Shëndetësisë tha se dekreti ishte e vetmja mënyrë që shërbimet e shëndetit publik të Perusë mund të “garantonin mbulimin e plotë të kujdesit mjekësor për shëndetin mendor”, shkruan “The Telegraph”.
Lëvizja ka shkaktuar reagim të ashpër në një shoqëri ku të drejtat gjinore dhe LGBT-ja kanë qenë nën sulme të vazhdueshme në vitet e fundit dhe ku ka nivele të larta të dhunës homofobike, transfobike dhe gjinore.
Në një lëvizje të fundit, ligjvënësit ndaluan referencat për barazinë gjinore nga tekstet shkollore.
Kjo raportohet të ketë pasur efekt në klasat që synojnë të parandalojnë sulmet në familje dhe femicidin.