Përurohen shtigje të reja vrapimi, Përparim Rama: Në dy vitet e ardhshme, i gjithë Gollaku do të jetë i lidhur me shtigje për vrapuesit

3.2 kilometra shtigje vrapimi janë përuruar sot.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se këto shtigje lidhen me të tjera ekzistuese në Gërmi.
“Sot i kemi përuruar 3.2 km shtigje të reja që lidhen me shtigjet ekzistuese të Gërmisë”, tha Rama.
I pari i kryeqytetit premtoi se për dy vjet, i gjithë Gollaku do të jetë i ndërlidhur me shtigje për vrapuesit.
“Në dy vitet e ardhshme, i gjithë Gollaku do të jetë i ndërlidhur me shtigje, për të gjithë vrapuesit dhe adhuruesit e natyrës”, tha Përparim Rama.