Përurohet çerdhja e re në Shipol, Hamza: Një tjetër premtim i përmbushur

Komuna e Mitrovicës sot përuroi Institucionin Parashkollor “Dritë Dielli”, në lagjen Shipol. Një projekt i shumëpritur nga banorët dhe veçanërisht nga prindërit e kësaj zone.
Me këtë rast morën pjesë kryetari i komunës, Bedri Hamza, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drita Kadriu, si dhe stafi i çerdhes “Dritë Dielli”, në Shipol.
Kryetari i Komunës, Bedri Hamza, gjatë ceremonisë së përurimit, theksoi se ndërtimi i kësaj çerdheje është një tjetër premtim i përmbushur dhe një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve për fëmijët dhe familjet e reja në Shipol.
“Çerdhja është ndërtuar sipas standardeve moderne dhe do të ofrojë ambiente të sigurta e të përshtatshme për dhjetëra fëmijë të kësaj lagjeje. Me këtë investim, krijohen kushte më të mira për edukimin e hershëm të fëmijëve dhe lehtësohet jeta e familjeve të reja”, thuhet në njoftimin për media.