Përurohet fabrike gjigante në Kosovë “GAMP”, në partneritet kosovaro-gjermane, premton 200 vende pune

Në një objekt prej 20 mijë metra katrorë, fabrika “GAMP”, në Konjuh të Lipjanit ka bërë hapjen solemne më shumë të pranishëm, familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë.
Kompania “GAMP” e cila është në partneritet kosovaro-gjermane do të punësojë mbi 200 punëtorë.
Valon Vataj i cili është partner në këtë kompani ka thënë se bashkëpunimi ka ardhë si rezultat i partneritetit të moçëm me afaristin Bajram Halitjaha, i cili jeton dhe vepron në gjermani.



“Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm që kemi pas në të kaluarën, e kemi filluar këtë ide për këtë fabrikë, ku me 23 dhjetor të vitit të kaluar, ende pa u mbushë 6 muaj kjo fabrikë është kompletuar”, tha ai.
“Kjo fabrikë si produkte kryesore do të ketë kontinierë ku 99% e prodhimit është vlerësuar për treg evropian”, vijoi Vataj.


Valoni gjithashtu bëri të ditur se janë nënshkruar dy kontrata në lidhje me transportin e rregullt, ku parasheh 75 transporte mujore.
Ndërsa, ajo e cila e uroj bashkëshortin e saj përmes IndeksOnline është vet Albina, gruaja e tij, ku u shpreh e lumtur për këtë investim madhështor.
“Jam shumë e lumtur sot që po e ndajmë këtë gëzim më shumë njerëz të afërt tonë, bashkëpunëtorë më të gjitha ata njerëz që kanë punuar për këtë ditë dhe mbi të gjitha shume e lumtur që po hapen vende të punës, mos me na ikë rinia”, ka përfunduar ajo.
Shiriti u pre nga dy bashkëpunëtorët e mëdhenj, Valon Vataj dhe Bajram Halitjaha, ndërsa këtë mbrëmje madhështore e mbylli Albina Kelmendi, siç di më së miri, duke kënduar këngët e famshme të saj./IndeksOnline/