Përurohet Klinika e re e Ortopedisë, kushte moderne dhe teknologji e avancuar në QKUK

Klinika e Ortopedisë ka marrë krejtësisht një pamje tjetër, pas investimeve të bëra. E në përurimin e kësaj klinike morën, pjesë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), Elvir Azizi.
Ministri Vitia tha se në këtë klinikë janë investuar 2.8 milionë euro dhe se Ortopedia tashmë ka kushte moderne, ngjashëm me klinikat evropiane.
Ndërsa tha se me investimet e bëra, pacientët nuk do të presin më aq gjatë si deri tani që të marrin sherbime në këtë klinikë dhe se lista e pritjes do të pësojë rënie substanciale.
“2.8 milionë euro janë investuar dhe se klinika tashmë është në shërbim të pacienteve, që do të marrin shërbime në kushte moderne. Kjo klinikë tashmë ka kushte moderne, si në klinikat evropiane. Jemi të bindur se dhe kjo listë e pritjes do të pësojë një rënie substanciale. Do të fillojmë investime dhe në spitalet rajonale që qytetarët të mos kenë nevojë të vijnë në QKUK ku dhe po krijohet tollovi”, ka thënë ai.
Ndryshe, kjo është klinila e gjashtë që përurohet brenda këtij viti.